Një grua afër të 60-tave ka rënë nga kati i tretë i një pallati në lagjen 12 të Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10.00 të ditës së sotme, ku dh bëhet me dije se bëhet fjalë për 60 vjeëarenm me inicialet E. K. 60.
Ajo është marrë me shpejtësi dhe është dërguar në urgjencë, ndërsa mësohet se ajo është në rrezik për jetën.
Ndërkohë në vendngjarje, që ndodhet në afërsi të stacionit të trenit, kanë shkuar policia që po heton mbi rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje.