Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në zonën e Fllakës, në Sektor Rinia të Durrësit, ku një zjarr i rënë në ambientet e një magazine i ka marrë jetën një 25-vjeçari nga Bangladeshi dhe ka lënë të plagosur një tjetër shtetas të huaj nga Kenia.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, flakët kanë shpërthyer në ambientin ku gatuhej për punonjësit, ndërsa dyshohet se shkak është bërë një bombul gazi.

Viktima dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e asfiksisë, ndërsa i plagosuri po merr ndihmë mjekësore në spital.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 08:00, në një nga ambientet e magazinave të subjektit me administrator shtetasin S. M., në zonën e Fllakës, Sektor Rinia, ka rënë zjarr.

Si pasojë e zjarrit të rënë në ambientin ku gatuhej për punonjësit, (dyshohet nga bombula e gazit) ka ndërruar jetë, dyshohet nga asfiksia, shtetasi O. M., rreth 25 vjeç, nga Bangladeshi, ndërsa shtetasi tjetër, Ch. Ch., rreth 30 vjeç, nga Kenia, po merr ndihmë mjekësore në spital.

Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses shkuan menjëherë në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave, shkakun e rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

GEAM Sh.p.k