Gjykata e Durresit shpalli moskompetencën për shqyrtimin e kerkesës së Fredi Belerit duka ia kaluar atë për vlerësim Gjykatës së Lartë.
Kreu i zgjedhur i Bashkisë së Himarës Fredi Beleri iu drejtua me një kërkesë gjykatës së Durrësit, për të kryer betimin si kryebashkiak. Seanca e sotme gjyqësore u ndoq nga ambasadorja greke Kostantina Kamitsi si edhe kreu I PBDNJ, Vangjel Dule.
Fredi Beleri u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit. Sipas prokurorisë, përgjimet e realizuara tregojnë se ai ka ofruar para në këmbim të votave në favor të tij. Vetë Beleri ka hedhur poshtë akuzat dhe ka folur për një akt me sfond politik.
Kërkesat e tij të herëpasherëshme për ndryshimin e masës së sigurisë janë refuzuar nga të gjitha shkallët e gjyqësorit, të cilave ai u është drejtuar sërish me të njejtën kërkesë.