DVP Elbasan/Trafikuan drejt Shqipërisë, një automjet të vjedhur në Suedi, pas verifikimeve të kryera, vihen në pranga 2 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Elbasan vunë në pranga shtetasit S. T., 45 vjeç dhe A. A., 34 vjeç, të dy banues në Shkodër, pasi nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me Drejtorinë e Transportit Rrugor, Elbasan, rezultoi se më parë, kanë trafikuar në vendin tonë, një automjet tip “BMW”, të vjedhur në Suedi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.