Policia kufitare e Vlorës ka nisur një aksion këtë të martë për kontrollin e dokumentacionit të të gjitha mjeteve lundruese, që nga motorët e detit deri tek mjete lundruese të shpejta tip skaf apo gomone.
Ky aksion i uniformave blu të qytetit bregdetar është marrë, duke iu referuar aksidenteve të fundit në plazhin e Jalës dhe Jonufrit, ku mjetet e shpejta detare kryejnë manovra me shpejtësi në afërsi të bregut të detit, duke rrezikuar kështu dhe jetën e pushuesve.
Bëhet me dije se aksioni do të vijojë për disa ditë me radhë përgjatë sezonit turistik, ndërsa sot janë proceduar disa mjete tip motorë deti që lundronin nq afërsi të bregut të detit.