Dy aksidente kanë ndodhur pak me pare ne Elbasan.Njeri ne fshatin Shalës ,ku paraprakisht dyshohet se nje makine është përplasur me një motor e si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motorrit , rreth 35 vjeç.Sipas informacioneve shoferi është larguar nga vendngjarja. Aksidenti tjetër ka ndodhur ne fshatin Grekan ku nje makinë ka përplasur një të moshuar e cila është dërguar në spital.Policia ndodhet ne vendin e ngjarjes.
Belsh/Informacion paraprak
Rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Cërrik-Belsh”, automjeti me drejtues shtetasin B. C., 49 vjeç, banues në Belsh ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin S. T., rreth 40 vjeç, banues në Belsh. Si pasojë e aksidentit, shtetasi S. T., ka humbur jetën në vendngjarje. Ndërkaq, drejtuesi i automjetit është ndaluar në ambientet e Policisë, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.