Prej orës 18:00, në Hambur po hidhet shorti i fazës së grupeve, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, ku “legjionarët” e Kombëtares sonë do të mësojnë kundërshtarët e fazën finale, të këtij kompeticioni madhor, ku kualifikohen për herë të dytë në histori, kësaj radhe si koka e grupit të fazës kualifikuese.

Tashmë, “kuqezinjtë” tanë kanë mësuar dhe kundërshtarin “Big”, që do të kenë në grup, teksa janë shortuar në grupin B, aty ku ndodhen edhe “La furia roja” spanjolle, të cilët janë padyshim, një nga pretendentët për fitoren e trofeut. 

Shqipëria në grup me kampion bote dhe evrope.

Spanje

Shqipëri

Kroaci

Itali