Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një foto gjatë takimit të Kreu të PD-së Lulzim Basha në Fier, ku shihen shumë qytetarë të cilët janë grumbulluar për ta  mbështetur edhe pse në një kohë pandemie ku grumbullimet nuk janë të lejueshme.

Rama shkruan se paralelisht me vaksinimin masiv vijon edhe infektimi masiv.

“DY BOTË – Njëra lufton për të shpëtuar jetën e të gjithëve pa dallim, tjetra bën përsheshe me virus për politikë pa din e as iman…

*Vazhdon vaksinimi masiv në gjithë Shqipërinë

Vazhdon paralelisht edhe infektimi masiv, për vete hipur mbi makinë, nën këmbë ta hajë kush ta hajë” shkruan Kryeministri Rama.

Top Channel