Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka prezantuar kandidatin Xhemal Bushati, për bashkinë e Shkodrës, për të cilin tha se ndihej krenar që përfaqëson PD-në.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Sa i takon qytetarisë, sa i takon vlerave, spirancës së kombit, dua tju falenderoj për këtë atmosferë të mrekullueshme që dinë ta shfaqin vetëm shkodranët. Dy dashni kanë shkodranët, PD dhe Vllazninë.

Them se nuk ju njoh pak, ju kam parë se si keni zgjedhur në kohë të vështira, mund ta them me gojën plot që askush nuk i rren dot shkodranët, nuk i ka rrejt Enver Hoxha e nuk mund ti rrej askush.

Shkodra është dashni, dhe Xhemali e ka në sloganin e tij, e vërteta është që Xhemal Bushati është kandidati më i mirë për Shkodrën, jemi mbledhur bashkë, dhe ai është me Shkodrën dhe në ditë të errëta dhe me shi, Xhemal Bushati ka qenë çdo ditë këtu, ai është pjesë e Shkodrës, jam krenar që është kandidati i Partisë Demokratike për Shkodrën.

PD ka një borxh të madh ndaj Shkodrës, për aq sa i ka dhënë Shkodra, shkodranët nuk gënjehen me asnjë marifet. Ka vetëm një rrugë që shkodranët të mos kenë si model, modelin e Edi Ramës, ka vetëm një mënyrë, dhe ajo është vota për Xhemal Bushatin.

A doni një kryebashkiak të kontrolluar nga Rama dhe Tom Doshi, a doni një kryebashkiak që ta vendosë Shkodrën në funksion të pazareve personale të Edi Ramës dhe Tom Doshit? Atëherë votoni Xhemal Bushati