Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Borsh, Himarë.

Burime bëjnë me dije se si pasojë e zjarrit që u shkaktua nga një shkëndijë elektrike, dy persona kanë vdekur brenda banesës.

Bëhet fjalë për një çift të moshuarish, bashkëshorti Rrapo Çika dhe gruaja e tij Savo, 83 dhe 71-vjeç.

Zjarrfikësit po punojnë ende për shuarjen e zjarrit në banesë.

Çifti i të moshuarve jetonte vetëm, pasi fëmijët e tyre ishin në emigracion.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 19.02.2022, rreth orës 09:45 në fshatin Borsh, Himarë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Rr. C., ku si pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi Rr. C., 83 vjeç dhe bashkeshortja e tij, shtetasia S. C., 71 vjeçe.

Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndij elektrike.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes