Vihen në pranga 2 drejtues mjetesh.

Procedohen në gjendje të lirë 5 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 66 vjeç, banues në Peqin, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, si dhe kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin M. H., 58 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Shtetasi M. H., duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka goditur nga mbrapa mjetin bujqësor (traktor) që drejtohej pa leje drejtimi nga 66-vjeçari, i cili rezultoi në gjendje të dehur. Pas aksidentit, shtetasi D. K. është larguar nga vendi i ngjarjes, por është kapur më vonë nga shërbimet e Policisë. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shetasja F. H., pasagjere në mjetin tip “Ford”, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Po nga këto shërbine u arrestua në flagrancë shtetasi E. Q., 38 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u kap duke drejtuar motoçikletën, pa leje drejtimi.


Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin F. K., 57 vjeç, banues në fshatin Labinot Fushë, Elbasan, për veprën penale “Mashtrimi”, pasi dyshohet se në vitin 2020, i ka marrë një shumë parash shtetasit V. C., nëpërmjet mashtrimit.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit:

-N. M., 63 vjeç, banues në fshatin Gurrë, Prrenjas, për veprën penale “Vetëgjyqësia”, pasi ka bërë kallëzim shtetasi N. Gj., 62 vjeç, se 63-vjeçari nuk e lejon të punojë në tokën e tij, me pretendimin se këtë tokë e ka të trashëguar nga të afërmit e tij;

-Ll. A., 58 vjeç, banues në fshatin Hotolisht, Librazhd, për veprën penale “Shaktërrimi i pronës”, pasi për motive të dobëta, ka shkatërruar sistemin e vaditjes, në pronën e shtetasit T. V.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin F. H., 53 vjeç, banues në fshatin Tunjë, Gramsh, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, pasi u kap duke prerë dru, në mënyrë të paligjshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.