Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë është marrë në pyetje nga prokurorët e SPAK, këtë herë pasi në telefonin e tij është gjetur fotografia e një zyrtari të policisë së Elbasanit.

Bëhet me dije se Dumani në lidhje me foton e gjetur në telefonin e tij nuk ka dhënë ndonjë sqarim. Ai nuk ka treguar se përse ajo ndodhej në memorjen e aparatit të tij, ndërkohë që në lidhje me këtë fakt është pyetur edhe bashkëpunëtori tjetër i drejtësisë Henrik Hoxha, i arrestuar bashkë me Dumanin.

Oficeri në fjalë që prej vitit 2019 transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, ndërsa mësohet se pas këtij informacioni ai ka kërkuar mbrojtje. Kërkesa e tij nuk është realizuar të paktën deri tani nen argumentin se nuk ka rrezik, raporton “Ora news”.

Dëshmia e dhënë nga Nuredin Dumani pas arrestimit të tij në Fier, solli zbardhjen e disa ngjarjeve të rënda të ndodhura kryesisht në Elbasan, Durrës, Tiranë ku u lëshuar 32 urdhër-arreste, nga të cilat 14 jane ende të paegzekutuara pasi nuk u gjendën në banesa.

Mes të arrestuarve është edhe një efektiv i policisë së Lezhës, i cili më parë ka qënë në policinë e Elbasanit i cili dyshohet se ka ndikuar në tjetersimin e provave në ngjarjet ku ishte implikuar grupi i Nuredin Dumanit.