Një 28-vjeçar është arrestuar ndërsa është vënë nën hetim bashkëpunëtori i tij pasi akuzohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kërcënuar një tjetër person për t’i marrë paratë në ambientet e një lokali në kryeqytet. Në pranga është vënë Z. M., 28 vjeç ndërsa është vënë nën hetim M. S., 33 vjeç.

Në lidhje me këtë ngjarje po hetohet edhe pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja pasi nuk i është bindur urdhrit të policisë për të dorëzuar pamjet filmike për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Shtrengimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” të shtetasit Z. M., 28 vjeç si dhe u procedua në gjendje të lirë për veprat penale “Kanosja dhe “Vetëgjyqësia” shtetasi M. S., 33 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, dyshohet se kanë kanosur për dhënien e pasurisë shtetasin A. Th.

Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Mosbindja ndaj udhërit të punonjësit të policisë shtetasi A. D., 46 vjeç, pronar i një lokali, pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për marrjen e pamjeve filmike për ngjarjen e ndodhur lartpërmenduar në lokalin e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. m.v/abcnews.al