Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit  janë kryer 2100 testime, ku kanë rezultuar pozitiv me Covid 973 qytetarë.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 29 pacientë, ndërsa janë regjistruar dy humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Gjirokastra 71 vjeç, një qytetare nga Tirana 75 vjeç.

Janë shëruar 416 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 276,889 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i MSH:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2100 testime, 973 qytetarë të infektuar, dy humbje jete dhe 416 të shëruar në 24 orët e fundit

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2100 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 973 qytetarë, në këto bashki:

394 në Tiranë, 97 në Fier, 56 në Durrës, 44 në Berat, 34 në Kamëz, 33 në Vlorë, 29 në Shkodër, 25 në Lushnje, 24 në Lezhë, 23 në Sarandë, nga 18 qytetarë në Patos, Gjirokastër, 15 në Krujë, nga 12 qytetarë në Vorë, Elbasan, 10 në Tepelenë, nga 9 qytetarë në Korçë, Dimal, Peqin, nga 6 qytetarë në Kurbin, Kavajë, Dibër, Roskovec, Belsh, nga 5 qytetarë në Divjakë, Himarë, nga 4 qytetarë në Vau i Dejës, Mat, Mallakastër, Selenicë, Përmet, Kolonjë, nga 3 qytetarë në Fushë Arrëz, Tropojë, Shijak, Pogradec, Kuçovë, Librazhd, nga 2 qytetarë në Has, Delvinë, Këlcyrë, Devoll, Skrapar, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Kukës, Mirditë, Rrogozhinë, Konispol, Memaliaj, Maliq, Cerrik, Gramsh, Prrenjas. 

Janë 5,332 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Janë shëruar 416 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 276,889 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (7 Korrik 2022)

Raste të reja ditore         973

Të shëruar në 24 orë       416

Të shtruar në spitale         29

Humbje jete në 24 orë      2

Testime ditore                 2100

Testime totale              1,860,959

Raste pozitive                 285,731

Raste të shëruara             276,889

Raste Aktive                        5,332

Humbje jete                         3,510

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                  3,236

Fier                       488

Durrës                  331

Vlorë                     288

Shkodër              276

Berat                   179

Lezhë                    139

Elbasan                 134

Gjirokastër          129

Korçë                    71

Dibër                       43

Kukës                      18