Një grua 38-vjeç nga Fieri e cila jeton momentalisht në Kashar, ka treguar historinë e saj të jetës në emisionin “Historia ime”.
Ajo është fejuar dhe martuar me mblesëri dhe tregon se dy vite fejesë e ka parë burrin e saj vetëm dy herë, sepse ai ishte emigrant.
Pasi u martuan erdhi në jetë djali i tyre dhe i mori në Greqi. Nisi dhuna psikologjike, fizike ku shpesh herë merrte dhe ofendime nga bashkëshorti. Arriti deri në atë pikë ku ai e nxiste dhe i thoshte të hipte në katin e pestë dhe të hidhej.
Pjese nga biseda:
38-vjeçarja: Nuk e donte djalin, apo e afronte. E merrte dhe e përplaste në krevat sikur të ishte ndonjë send. Më thoshte mua ik hip në katin e pestë dhe hidhu nga andej sepse nuk të dua më. Unë i thashë aty ku më ke marrë aty do më çosh.
Gazetarja: Si arritët deri këtu, çfarë nuk shkonte?
38-vjeçarja: As unë nuk e kuptova se çfarë nuk shkonte tek ai person. Kur ishte djali 8 muajsh erdhëm në Shqipëri, ka marrë prindërit e mi në telefon dhe i ka thënë hajde merreni vajzën tuaj sepse nuk e dua më. Mora djalin dhe jetova tek shtëpia e prindërve për 5 vite. Pas 5 viteve më martuan me detyrim, i thoja nuk dua se kam djalin, dhe më thanë që s’të mbajmë dot ne, s’të mban kunata.
Gazetarja: Ti punoje?
38-vjeçarja: Po punoja në një kuzhinë pastruese.
(E.H/Faxweb.al)