Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka publikuar datat e provimeve të Maturës Shtetërorë, që do të nisin në 3 qershor me testin e  gjuhës së huaj, 4 ditë më pas gjuha shqipe dhe letërsi, matematikë në 11 qershor dhe provimi me zgjedhje në 15 qershor.

Datat e provimeve
Gjuhë e huaj – 3 qershor 2021
Gjuhë shqipe dhe letërsi – 7 qershor 2021
Matematikë – 11 qershor 2021
Provim më zgjedhje – 15 qershor 2021

Sipas ministres Kushi, testi do të jetë i ndarë në tre nivele vështirësie, ku pjesën “më të ngarkuar” e zë vetëm 20% e tij. Për të marrë një notë kaluese duhet të kesh siguruar më shumë se 25% të 60 pikëve të testit, pra më shumë se pyetjet me alternativa, që kanë 20% të notës.

Maturantët këtë vit po përballen me shumë vështirësi përsa i përket zhvillimit të mësimit në kushtet e pandemisë. Për shkak të provimeve që i presin, maturantët e zhvillojnë mësimin vetëm në shkollë dhe jo me kombinim./ db/Abcnews.al

Previous article“Dy vite fejesë e pashë burrin vetëm 2 herë”, 38 vjeçarja rrëfen momentet e tmerrit: Bashkëshorti më thoshte hidhu nga kati i pestë
Next articlePas largimit nga “Përputhen”, autorja e emisionit i jep një mesazh Melisës