Dybala është blerja më e re e Romës dhe padyshim një nga më të mirat ndër vite.

Tifozeria e Romës e ka pritur këtë transferim me shumë bujë dhe gëzim. Argjentinasi pak ditë më parë u zyrtarizua në kryeqytet ku firmosi dhe një kontratë 3-vjeçare.

Sipas “Corriere dello Sport”, ky transferim ishte shumë i bujshëm te klubi kryeqytetas . Sulmuesi 28-vjeçar ka thyer një rekord i cili mbahej nga CR7 në kohën kur u transferua te Juventus.

Fanella e Ronaldos në atë kohë është shitur 520 mijë herë brenda ditës, por sipas medias italiane, Dybala e ka thyer këtë rekord duke shitur 535 mijë fanella brenda ditës te Roma./ h.ll/abcnews.al