Në pamjet e publikuara, shihen se si forcat policore mësyjnë në godinat e mbushura me drogë. Ata shihen të strukturar mirë dhe duke ruajtur formacionin nisin kërkimet. Në sajë të kësaj ndërhyrjeje, ku morën pjesë Spanja, Shqipëria dhe Gjermania, në bashkëpunim me EUROPOL, u arrestuan 107 persona, pjesë e së cilëve edhe shqiptar. Siç shihet më tej në pamje, efektivët arrijnë të futen deri në të mbjellat e drogës, vendet ku ruheshin dhe në pamje gjithashtu, shihen disa persona të arrestuar, të ulur në karrige.
Vlen të përmendet se hetimi ka më shumë se një vit që ka nisur dhe autoritetet spanjolle kishin dyshime mbi një organizatë me origjinë shqiptare të vendosur në Spanjë. Ky rrjet ishte i përbërë nga profesionistë nga sektorët e pasurive të paluajtshme dhe të energjisë elektrike, ndër të tjera, të cilët, kundrejt pagesës paraprake, ndihmuan organizatën të vendoset në Spanjë, duke u siguruar atyre logjistikën dhe infrastrukturën e nevojshme për kultivimin e marijuanës. Pas kryerjes së këtij kultivimi masiv, marijuana shpërndahej në vende të ndryshme në Evropë, përfshirë Gjermaninë, ku vlera e drogës shumëfishohej me pesë. Grupi u zbulua nga faturat e larta të energjisë që paguanin çdo muaj.
Sipas mediave, në një periudhë tre mujore, organizata është detyruar të paguajë diku te 6 mln euro energji, që shërbente për rritjen e kanabisit. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 1 ton drogë si dhe 50 godina që shërbenin për kultivimin dhe ruajtjen e kanabisit.
(BalkanWeb)