LinkedIn i jep fund shërbimit “Stories”

Një ndër arsyet kryesore se pse Stories nuk u përdor nga përdoruesit ishte se ato nuk donin që videot e tyre të zhdukeshin. “Kur ne zhvilluam Stories, besuam se njerëzit nuk dëshironin që videot informale të mbeteshin në profilin e tyre. Përmes Stories ata do ta kishin më të lehtë publikimin e përmbajtjeve të reja, për sa kohë ato qëndrojnë vetëm 24 orë. Me sa duket ky nuk ishte formati i duhur, pasi njerëzit kërkojnë të krijojnë video profesionale që qëndrojnë në platformë dhe që tregojnë për ekspertizën dhe personalitetin e tyre.” u shpreh Liz Li.

Kjo lëvizje nga LinkedIn vjen fill pas heqjes së Fleets, shërbimit të ngjashëm me Stories nga Twitter në korrik. Njësoj si LinkedIn, Tsitter vuri re se përdoruesit nuk iu përgjigjën këtij ndryshimi në mënyrën e parashikuar.

Këto dy tërheqje mund të shërbejnë si një pikë kthese dhe për platforma të tjera që ofrojnë shërbimin stories, por që nuk përdoren nga përdoruesit. Mirëpo platformat si Snapchat apo Instagram nuk kanë aspak ndër mend heqjen e këtyre shërbimeve tepër të suksesshme për to.