Terreni që pa gladiatorë të luftonin me kafshë të egra dhe njëri-tjetri përsëri do t’i lejojë vizitorët të shohin ‘madhështinë e monumentit’, sipas ministrit italian të kulturës Dario Franceschini, firma inxhinierike Milan Ingegneria ka fituar një ofertë prej 16 milion £ për të ndërtuar dhe instaluar një dysheme të re të arenës.
Një projekt që pritet të përfundojë në dy vjet.

Z. Franceschini tha: ‘Në 2023, ne do të kemi përsëri shkëlqimin e Koloseut me arenën e tij.’ Amfiteatri dikur kishte një dysheme druri të mbuluar me rërë, mbi një rrjet të nëdheshëm tunelesh dhe dhomave të pritjes së luftëtarëve.

Dyshemeja u hoq në shekullin e 19 në mënyrë që arkitektët të mund të gërmonin katet nën tokë. Ajo u hap për herë të parë për publikun në 2010për të parë zonën nëntokësore.