Mesa duket kufizimeve anti-Covid po i vjen fundi. Sipas burimeve të ndryshme për media thuhet se duke filluar nga dita e nesërme nuk do të ketë më kufizim të orarit.

Momentalisht kufizimi orarit është nga ora 22:00 deri më 06:00. Në lidhje me lajmin për heqjen e orarit policor ende nuk ka një informacion zyrtar. Do të jetë Komiteti Teknik i Eksperteve ai që nesër do të njoftojë nëse do kemi heqje të orarit kufizues apo do mbeten në fuqi të njëjtat masa.

Shqipëria është duke arritur imunitetin e popullatës dhe vaksinimi masiv i qytetarëve është shtrirë në të gjithë Shqipërinë.