Burime bëjnë me dije se në fshatin Lazarat janë kryer kontrolle rutinë pasi ka patur informacione për armatime në banesa.
Kontrollet janë bërë si në çdo zonë tjetër, ndërsa thuhet se nuk ka prapavijë politike, por e gjithë kjo është bërë me informacione, të cilat janë përcjellë në rrugë operative.
Policia pritet të ketë një komunikim rreth këtij aksioni, por deri tani nuk ka të dhëna nëse janë sekuestruar armë apo ka patur persona të arrestuar.