Një Juventus zyrtarisht në krizë. Bardhezinjtë janë mposhtur 2-0 ndaj Maccabi Haifa dhe tashmë janë me një këmbë jashtë Champions League.

Italianët e pësuan që në pjesën e parë, kur për vendasit realizoi 2 herë Atzili 7′ 47.

Kjo humbje e lë Juventusin në vendin e 3 me vetëm 3 pikë, 4 më pak se PSG dhe Benfica që luajnë sot në mbrëmje.

Ndërkohë, kualifikimi bëhet edhe më i vështirë për mos thenë i pamundur, pasi kanë mbeture dhe 2 ndeshje nga përfundimi i fazës së grupeve.

Barazim pa gola edhe në “Parken” mes Copenhagen dhe Manchester City që luajti për më shumë se 45 minuta me 10 lojtarë. Gol i anuluar për Rodrin, karton i kuq për Gomez dhe penallti e humbur nga Gundoghan. City nuk ia doli mbanë të fitonte në Danimarkë por tashmë gjithsesi e ka siguruar biletën për në fazën tjetër. /G.D abcnews.al/