6 policë janë arrestuar lidhur me rastin e rëndë që ndodhi mbrëmë në Zllatar të Prishtinës ku mbeti i vrarë një polic.

IPK njofton se një zyrtar policor është arrestuar si i dyshuar për vrasjen dhe pesë të tjerë për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, ndërkaq 9 prej tyre janë pezulluar nga detura, bëjnë me dije mediat kosovare.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një zyrtar policor i dyshuar për vrasje dhe pesë të tjerë për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm

Sot pas mesnatës Inspektorati Policor i Kosovës ka pranuar një informacion përmes “Linjës së kaltër” nga Policia e Kosovës se ka ndodhur një incident me të shtëna me armë zjarri në fshatin Zllatar të Prishtinës ku ishte plagosur një person.

Hetuesit e IPK-së menjëherë i janë përgjigjur thirrjes kurse në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet përkatëse policore si dhe prokurori kujdestar.