Sipas një njoftimi nga policia e Shkodrës bëhet me dije se një 75 vjeçar me inicialet N.Ç banues në Shkodër dyshohet se mund të jetë mbytur në lumin Buna.
Kanë qenë familjarët e 75 vjeçarit ata që kanë bërë njoftimin në polici. Shërbimet policore kanë nisur menjëherë kërkimin në terren ku janë njoftuar edhe polumbarët e RENEA-s.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 10:00, salla operative e Policisë Shkodër ka marrë njoftim nga familjarët e shtetasit N. Ç., 75 vjeç, banues në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër, se dyshohet që ky shtetas mund të jetë vetëmbytur në lumin Buna.
Shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kontrollet. Janë njoftuar edhe polumbarët e RENEA-s, me qëllim gjetjen e këtij shtetasi.