5 muaj hetime janë dashur për të zbardhur skemën e shpërndarjes së drogës ekstazi, dhe zbulimin e sasisë së 10 mijë dozave agjentëve në terren. Mësohet se hetimet për rastin vijojnë ende, pasi dyshohet se ka edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të plagjshëm.

Dozat e drogës sintetike dhe shpërndarësit e saj janë zbuluar nga agjentë të infiltruar.

Sipas informacionve nga grupi hetimor, mësohet se për rastin përveç hetimeve proaktive, janë përfshirë edhe agjentët në terren. Agjentët janë infiltruar në disa raste si klientë në lokalet ku shpërndahej droga, dhe kanë kryer blerje. Gjithashtu përveç Tiranës nga përgjimet vihet re se personat e arrestuar shisnin drogën edhe në zona e plazhit. Kryesisht në plazhet e jugut, si  Dhërmi e Himarë.

Previous articleAksident në aksin Elbasan-Peqin
Next articleDyshohet se mund të jetë mbytur në lumin Buna, policia nis kërkimin e 75 vjeçarit