Ish agjenti i forcave Operacionale të Policisë së Shtetit Jeton Lami ka dalë sot para gjykatës së Kurbinit për vlerësimin e masës së sigurisë.

Ai u arrestua me vendim gjykate pasi akuzohet për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ka përkrahur dhe transportuar personin e shumë kërkuar Ervis Martinaj. Ndaj tij prokurori Bardhyl Shehu kërkon masën e sigurise arrest ne burg.

Arrestimi i Lamit është kryer në zyrën e Drejtorit të Operacionales, ku Lami është thirrur privatisht, që sipas shefave të tij duhej të sqaronte një moment pune.

Kur është pyetur nëse ishte shoqëruar me Ervis Martinaj, sërisht Lami ka treguar se një gjë të tillë nuk e kishte bërë asnjëherë.

Por në këto momente Lamit i është kërkuar të shohë një video, në të cilën ai ka parë veten e tij në ambjentet e një hoteli në Durrës, ku shoqërohej me biznesmenin e shpallur në kërkim nga SPAK, Ervis Martinaj.