Deputeti democrat Ervin Salianji ka fituar gjyqin në Apelin e GJKKO ndaj Evi Kokalarit Gjykata i dha pafajësi Salianjit dhe për akuzën e fyerjes.

Gjithçka mes Salianjit dhe Kokalarit nisi gjatë një interviste televizive, ku deputeti demokrat e cilësoi aktivisten që mbështet Sali Berishën si një skizofrene. Sipas Salianjit, bashkëshorti i Kokalarit është i përfshirë në partinë Agimi i Artë, i financuar nga qarqe antishqiptare.

Kjo ka bërë që Kokalari të bëjë një padi ndaj Salianjit dhe filimisht të fitojë gjyqin ndaj tij për shpifje. Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënoi Salianjin me 50 mijë lekë gjobë, por Apeli vendosi në favor të tij. /abcnews.al