Tragjike në Greqi! Një anije është mbytur në gjirin Evia-s dhe si pasojë 68 persona janë shpallur të zhdukur.
Deri më tani, nëntë persona janë shpëtuar, të cilët u thanë oficerëve grekë se mjeti lundrues mbante 68 persona nga Afganistani, Egjipti dhe Irani.

Roja Bregdetare Greke ka nisur një operacion masiv për gjetjen e të zhdukurve që ndodheshin në anije.

Sipas një njoftimi zyrtar të rojës bregdetare, operacioni filloi pasi një sinjal alarmi u dërgua nga pasagjerët në anije në linjën e 112. Përpjekjet e shpëtimit po pengohen nga kushtet e pafavorshme të motit, me erëra të forta.