E ardhmja e ish-mesfushorit të kombëtares shqiptare, Ergys Kaçe, mbetet ende e pacaktuar. Mediat greke kanë bërë me dije se 28-vjeçari ka refuzuar ofertën e Apollon Smirnit, që i ofroi 120 mijë euro në sezon.

Sipas “Sportime.gr”, ai ka oferta më të larta nga klube në Qipro dhe Turqi. Përveç tyre bëhet me dije se Kaçe ka një ofertë shumë të mirë nga ekipi tjetër i Superliqës greke, Panatolikos.

Ai ka qenë pjese e Arisit në sezonin e fundit, por prishi kontratën me mirëkuptim. Ofertat nga klubet greke Ergys Kaçe me sa duket po i lë në plan të dytë, pasi mendon që karrierën ta vazhdojë jashtë Greqisë, edhe për faktin se mund të përfitojë më shumë në aspektin financiar.

panorama