Një sherr mes dy të rinjëve ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Shkozës në kryeqytet. Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga FaxNews dy të rinjtë shihen teksa fyejnë njëri-tjetrin dhe tentojnë të rrihen edhe në praninë e policisë.

Ka qenë mbërritja e tre makinave të forcave ‘Shqiponj, ajo që ka bërë të mundur mosagravimin e situatës dhe shoqërimin në komisariat të dy të rinjve.

Nuk dihen ende shkaqet e sherrit, mes tyre ndërkohë që policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

fax