Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e moderatorit dhe menaxherit të disa këngëtarëve, Meriton Mjekiqi, gjatë mbrëmjes së djeshme.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka thënë për klankosova.tv se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje në trafik.

“Në ora 22:20, policia është njoftuar për një rast, në të cilin janë përfshirë dy vetura, konkretisht drejtuesit e tyre. Rasti, sipas informatave fillestare, ka ndodhur si pasojë e mosmarrëveshjeve në trafik të drejtuesve të dy makinave. Rasti është duke u trajtuar në SP ‘Jugu’ në Prishtinë”.

Klan Kosova më herët ka raportuar se Meriton Mjekiqi, që dyshohet për gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, është arrestuar në Fushë Kosovë në shtëpinë e një familjari të tij ku dyshohej se ishte në arrati./klankosova

Faxweb.al