Një shtetas Italian i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Mashtrimi financiar” është arrestuar në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë nga policia e Vlorës në bashkëpunim me Fast Albania dhe Interpol Tirana, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Shtetasi Paolo Ali, 61 vjeç banues në lagjen “1 maji” Vlorë  ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Milano, Itali, me vendimin e datës 08.07.2020, e ka dënuar me 12 vjet, 10 muaj e 20 ditë burg, për veprën penale “Mashtrimi financiar”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Ora News