Aktivistja e shoqërisë Civile Sevim Arbana përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën që ajo të përballet direkt me kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit e ka paditur për shpifje. Arbana shprehet se është entuziaste për përballjen me Ramën, dhe është në pritje të datës për seancën e radhës.

“Në gjyqin tim me KM Edi Rama, Gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit im av. Dorian Matlija që në gjykim të jetë personalisht kryeministri Rama në rolin e paditësit. Sot gjykata pranoi kërkesën tonë. Jam në pritje të datës dhe përballjes me kryeministrin. Drejtësia që duam, kryeministri që s’duam”, shkruan Arbana.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama e ka paditur për shpifje aktivisten e të Drejtave të Njeriut, Sevim Arbanën.

Kjo padi, bazohet në deklaratën e bërë nga Arbana në janar të vitit 2019 në emisionin “A Shoë” të gazetarit Adi Krasta, ku tha se kreu i qeverisë kishte pickuar një ministre në qershor të vitit 2013, periudhë që përkon me zgjedhjet parlamentare që shënuan ardhjen në pushtet të Partisë Socialiste.

Mësohet se në padinë e tij, kryeministri kërkon 10 milione lekë dëmshperblim për shpifje.

Fax web

Previous articleShijojeni edhe pak diellin! Lajme të këqija për motin, shiu do të jetë prezent gjatë gjithë javës
Next articleVdesin më shumë burrat apo gratë? Ndryshon ndjeshëm ana e peshores, kush janë më të rrezikuarit në Shqipëri