Drejtimi i makinës me një pallto të trashë dimri, shall apo doreza mund t’ju dënojë me një gjobë prej 200 eurosh në Spanjë.

Ideja e këtij rregulli është që xhaketa dimërore e kufizon shpferin në drejtimin e automjetit, pra e bën më të vështirë lëvizjen pas timonit.

Edhe pse veshja e saj nuk është e ndaluar në mënyrë specifike në ligjin spanjoll të trafikut, prapëseprapë mund të gjobitesh sepse xhaketa ndikon në lirinë e lëvizjes dhe rrjedhimisht sigurinë e shoferëve, ashtu si veshja e këpucëve të gabuara.

Testet nga Klubi Automobilistin Gjerman (ADAC) kanë treguar se mund të keni një lloj tjetër problemi me një xhaketë dimërore. Sipas analizave ajo mund të parandalojë shtrëngimin e duhur të rripit të sigurimit.