Është gati e pabesueshme por një futbollist në Kroaci ndëshkohet me kartonin e kuq për shkak se gjuajti keq penalltinë.

Situata e pazakontë ndodhi në kampionatin kroat në duelin mes Istrës dhe Dinamo e Zagrebit ku Bruno Petkovic, sulmuesi i Dinamos u ndëshkua me karton të kuq pasi gjuajti keq penalltinë.

Në minutën e 90-të të ndeshjes, ai mori përsipër të gjuante penalltinë, por ngadalësoi vrapin e tij dhe e dërgoi topin në rrjetë pasi portieri u hodh në anën tjetër.

Sipas arbitrit kroat të ndeshjes, sulmuesi i Dinamos ngadalësoi shpejtësinë dhe më pas ndaloi në mënyrë të parregullt para se të godiste topin. Për këtë arsye, sanksioni disiplinor ishte kartoni i verdhë që për lojtari ishte i dyti dhe doli me të kuq, ndërsa as penalltia nuk u përsërit më. Një vendim që ka hapur polemika të shumta.