Disa ditë më parë në media u bë virale fotoja e djalit të kryeministrit, Edi Rama nën shoqërinë e moderatores së sportit, Albana Bejko, teksa ishin duke ndjekur derbin në stadium.
Lidhur me foton u ngritën mjaft ‘skenare’, dhe një prej tyre ishte se Greg Rama dhe Albana Bejko janë në një marrëdhënie dashurie.
Por e gjitha kjo duket se është një thashethem, pasi mbrëmjen e djeshme moderatorja e sportit e ftuar në emisionin “Expuls” ka treguar një herë e mirë si qëndron e vërteta pas kësaj foto.
Sipas Bejkos ajo dhe Gregu janë thjesht miq shumë të mirë dhe mes tyre nuk ka asgjë, pasi në të kundërt ajo nuk do të shfaqej me partnerin e saj në stadium, ku dihet që e shohin të gjithë.
“Të pashqetësuar për kamerat, pikërisht për këtë arsye sepse jemi thjesht miq. Unë jam shumë private sa i përket gjërave të mija personale dhe nëse do të ishte e vërtetë nuk do të zgjidhja të shkoja me partnerin tim në një ambient pune. Sepse stadiumet praktikisht janë ambientet time te punës. Ne jemi miq prej kohësh edhe kemi parë një ndeshje kjo është e gjitha. Jo nuk jemi asgjë”, tha ajo.