Rreth orës 08:40, në aksin rrugor Maminas-Durrës, në Maminas, janë përplasur mjetet tip “Benz” , “Renault” dhe “Volksvagen”, ku ky i fundit ka marrë flakë.

Shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikëset kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.