Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi ka reaguar për herë të parë pasi anëtarët e familjes së tij u shpallën “non grata” nga SHBA-të. Në një postim në rrjetet sociale, Malltezi shkruan se sipas multimiliaderit Xhorxh Soros, fluturimet që ka bëre Taulant Balla me Edmond Begon ”janë për të mirën e Amerikës”.

Edhe pse Malltezi nuk i ka përmendur me emër protagonistët, duket se reagimi i tij lidhet pikërisht me numrin 2 të socialistëve.

“Sipas Soros, 57 udhetimet e tualetit me financierin e bandes se Lushnjes (disa me charter) jane bere per te miren e Amerikes”, shkruan Malltezi në postimin e tij në rrjetet sociale.