Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korçës, pasi akuzohet se ka plagosur dhe kërcënuar një person.

Në pranga ka rënë shtetasi Arsen Metko, 30 vjeç, banues në Korçë.  Mbrëmjen e djeshme ky shtetas në fshatin Dvoran, Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta dyshohet se ka kanosur dhe ka goditur në kokë, me qytën e armës së zjarrit tip pistoletë, shtetasin B. H., 29 vjeç, banues në fshatin Dvoran, Korçë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën personale të shtetasit A. M., iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 copë fishekë pistolete, të cilët iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” të shtetasit A. M., 30 vjeç, banues në Korçë.

Mbrëmjen e djeshme ky shtetas në fshatin Dvoran, Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta dyshohet se ka kanosur dhe ka goditur në kokë, me qytën e armës së zjarrit tip pistoletë, shtetasin B. H., 29 vjeç, banues në fshatin Dvoran, Korçë. Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën personale të shtetasit A. M., iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 copë fishekë pistolete, të cilët iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme” njofton policia.