Ukrainasit duket se po rimarrin territore të gjëra në lindje të vendit pasi u pushtuan nga rusët gjashtë muaj më parë.

Me blu, territori i cliruar deri mbreme nga ukrainasit

Kundërofensiva e nisur disa ditë më parë po vijon dhe tashmë sipas raportimeve të para ushtria ukrainase është futur në qytetin e Izyumit, një kryqëzim i rendësishëm për rrjetin hekurudhor të zonës.

Hekurudhat kanë rendësi për ushtrinë ruse pasi përmes tyre ata lëvizin armët, pajisjet e tjera si edhe municionet. Ndërprerja e rrjetit hekurudhor konsiderohet si një goditje e rëndë për vijimin e ofensivës ruse në Ukrainë, shkruan abcnews.al.

Ushtaret ukrainas ne Kupianks

Izyumi është qyteti i dytë i madh që çlirohet pas Kupianskut. Të dy qytetet janë pjesë e Kharkivit, të cilin rusët nuk munden ta marrin gjatë ofensivës së shkurtit të këtij viti.

Raportohet se i gjithë fronti i Kharkivit është shkatërruar dhe ukrainasit janë duke vijuar me shpejtësi në brendësi të territoreve të mbajtura më parë nga rusët.