Në Fier, një burrë të 60-tave me iniciale N.K. është hedhur nga kati i pestë i një pallati në rrugën “Konferenca e Pezës” dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme nga përplasja.

Gazetari Xhemil Beharaj tha nuk dihen ende arsyet e vetvrasjes, e cila ndodhi në orën 6:15 të mëngjesit.

Trupi pa jetë është dërguar në morgun e spitalit rajonal të Fierit. Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet. Po merr në pyetje familjarët për të mësuar rrethanat dhe pse ka ndodhur ngjarja.

Policia e Fierit paraprakisht njoftoi se: “Sot rreth orës 6:15, në lagjen “Konferenca e Pezës” Fier, është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit dhe ka ndërruar jetë shtetasi N. K., 60 vjeç. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”