Vlorë- Më datë 29.03.2022, rreth orës 03:20, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht, brenda oborrit të shtëpisë, automjeti tip “Audi”, në pronësi të shtetases V. H., 29 vjeçe.
Nga të dhe dhënat e para, dyshohet se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.