Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, në reagimin e tij në ditën e 34 të luftës ka bërë me dije se sanksionet e vendosura ndaj Moskës janë të ‘dobëta’.

Zelensky ndër të tjera në fjalët e tij të fundit është shprehur që ajo që shkaktoi gjithë këtë luftë meriton një embargo nafte për gjithçka që po bën dhe ka bërë deri më tani me sulmet e saj në Ukrainë.

Ndër të tjera ai ka theksuar se ukrainasit nuk duhet të vdesin vetëm sepse dikush nuk mund të gjejë guximin e mjaftueshëm për t’i dorëzuar Ukrainës armët e nevojshme.