Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 2,916 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 12 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  6 raste në Tiranë, 2 raste në Durrës, 1 rast në Shkodër, Kavajë, Mirditë, Kuçovë.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 21 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 19 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,826 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (12 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        12
Të shëruar në 24 orë      19
Të shtruar në spitale      21
Humbje jete në 24 orë   0
Testime ditore                2,916

Testime totale            754,759
Raste pozitive             132,449
Raste të shëruara        129,826
Raste Aktive                  170
Humbje jete                  2,453

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër       51
Tiranë          44
Berat             22
Elbasan        14
Lezhë           12
Durrës          7
Korçë           6
Gjirokastër  5
Dibër             3
Fier                2
Vlorë              2
Kukës           1