Rreth orës 19:30 në lagjen 5-Maji të qytetit të Elbasanit ka ndodhur një konflikt ku si pasojë ka mbetur i plagosur me mjete të mprehta (thikë) shtetasi Albert Ali Berati ditëlindja 1990 i cili ka marrë dëmtime të lehta në trup.

Autori i kësaj ngjarje është shtetasi Fadil Ibrahim Sinani, dtl 24.03.1968 banues ne lagjen 5-Maji, i cili është kapur nga ana e forcave të policisë.


Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe thika që ka shërbyer për krimin.


I plagosuri ndodhet në spitalin kirugjik Elbasan jashtë rrezikut për jetën dhe ka marrë dëmtime sipërfaqësore në trup dhe kokë.