Një shofër autobusi I linjës së Institutit është prangosur nga policia pasi po drejtonte mjetin nën efektin e alkolit.

‘Gjatë kryerjes se veprimeve policore, për verifikimin e nivelit te alkoolit, drejtuesi i autobusit i identifikuar me iniciale N. K, 62 vjeç, rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur, konkretisht testi i parë 0.342 mg/l, testi i dytë 0.549 mg/l.’- thuhet në njoftimin e policisë.

Mesohet se shoferi 62-vjeçar është arrestuar edhe në vitin 2019 për drejtim të mjetit në gjendje të dehur.

Kujtojmë që gjatë ditëve të fundit janë shënuar tre aksidente me urbanët, ku ai i “Unazës” përfundoi në lumin e Lanës, fatmirësisht pa të lënduar.