Një aksident tragjik ka ndodhur paraditen e sotme në Kryebushat në aksin Shkodër-Tiranë, ku kanë humbur jetën dy turistë.

Burime bëjnë me dije se ata kanë qenë duke udhëtuar me një motor në momentin kur janë përplasur me një automjet.

Si pasojë e përplasjes, dy turistët kanë gjetur vdekjen. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të hetuar rrethanat e plota të aksidentit.