Një sherr ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr.1 në Sarandë, ku veç grushtave janë përdorur edhe mjetet prerëse.

Policia bën me dije se D.G ka goditur me thikë D.R, i cili ëhstë dërguar në spital ku ka marrë mjekimin dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që po punohet për kapjen e autorit.

Më datë 21.05.022, në lagjen nr.1, Sarandë gjatë një konflikti për motive të dobta shtetasi  D. G., ka goditur me mjet prerës shtetasin D. R., i cili ka marrë mjekim në spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.

Po punohet për kapjen e shtetasit D. G.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të ngjarjes”, njofton policia.