Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në rrugën hyrëse të qytetit të Sarandës.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se tre mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona.

Menjëherë të plagosurit janë nisur drejt spitalit të Sarandës, ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë arritur forcat policore të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit.